Një punonjës mjekësor mori një mostër tamponi nga një banorë në një pikë të testimit të COVID-19 në distriktin Haidian të Pekinit, më 24 janar 2022/ Xinhua

Një punonjës mjekësor mori një mostër tamponi nga një banorë në një pikë të testimit të COVID-19 në distriktin Haidian të Pekinit, më 24 janar 2022/ Xinhua

Kina ka shënuar sukses në kontrollin e pandemisë së COVID-19 duke zbatuar qasjen “zero-COVID”, që ka pasur ndikime pozitive për vendin dhe botën, raportoi “Bloomberg” në fillim të kësaj jave.
Kina ka pasur shpërthime të përsëritura, por të gjitha ato janë vënë nën kontroll nga masat e qeverisë, si mbyllja e fundit e qytetit të Xian-it, 13 milionë banorët e të cilit qëndruan brenda për rreth një muaj deri në fund të janarit, sipas raportit.
"Raundet e përsëritura të testimit masiv dhe gjurmimit të kontakteve deri më tani kanë qenë të mjaftueshme për të kontrolluar shpërthimet e fundit të variantit ‘Omicron’ në Pekin, Tianjin, Hangzhou etj.," thuhet në raportin e së martës me titull "Pse botës i duhet politika ‘zero-COVID’ e Kinës".
Gjatë dy vjetëve të fundit, politika e tolerancës zero e Kinës me mbyllje, testime masive dhe karantina të rrepta kufitare për COVID-19 ka parandaluar një numër të madh vdekjesh dhe ka siguruar që gjithçka, nga ‘iPhone’-t e ‘Teslat’ te plehrat dhe pjesët e makinave, të vazhdojë të shkojë në pjesën tjetër të botës.
“Nëse konsumatorët dhe bizneset duan të vazhdojnë të blejnë mallra të prodhuara në Kinë pa pasur nevojë të përballen me mungesa dhe rritje të mëtejshme të çmimeve, ata duhet të jenë pro që Kina t'i përmbahet politikës së saj të 'zero-COVID'," thekson “Bloomberg”-u në raportin e vet.(Artan)