Foto: economictimes.indiatimes.com

Foto: economictimes.indiatimes.com

Ndonëse pandemisë së COVID-19 duket se po i afrohet fundi, sikurse pohon edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, hulumtues nga Universiteti i Kaliofornise po punojnë për një armë diagnostikuese më të sigurt, të shpejtë dhe ekonomike, nëse ky virus do të vijojë të shqetësojë edhe në vijim popullaten. Këtë herë protagonist është celulari, një celular “inteligjent” padyshim, me një kamera të mirë, që së bashku me një kit laboratorik dhe një sasi pështyme do të mund të zbulojë në pak kohë pozitivitetin ose jo të personit dyshues.

Hulumtimi është botuar tashmë në një artikull në revistën shkencore, Jama Network Open. Sipas studiuesve, testimi do të ketë efikacitetin e një testi molekular PCR. Kiti për diagnostikim, i cili mund të përdoret në vazhdimësi, kushton rreth 90 euro, dhe është i përbërë nga piastra ngrohëse dhe dritat LED, që me ndihmën e kamerës së telefonit inteligjent tregon variabilitetin e reaksionit të pështymës me një përbërës kimik, duke përcaktuar kështu pozitivitetin. Rezultatet më pas përpunohen nga një aplikacion i quajtur Bacticount, që mund të përdoret lirisht nga të gjithë.

E gjitha kjo procedurë, sipas autorëve, nuk zgjat më shumë se 25 minuta. Testet mund të kryhen në shtëpi me kosto rreth 6 euro secili, ndërkohë që sipas autorëve, rezultatet kanë treguar një saktësi afër 100%, duke përfshirë çdo variant të virusit. Sipas statistikave, gjysma e popullatës disponon një smartphone, ndaj diagnostikimi me teknologjinë e re do të ndihmonte në uljen e kostove si dhe në një përcaktim më të mirë të situatës pandemike edhe në vende ku përhapja e testimeve është shumë e ulët, për mungesë laboratoresh ose distancë gjeografike të madhe nga qendrat e banuara.