Foto: Visual People

Foto: Visual People

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Aleanca ka ftuar Rusinë për një raund të ri bisedimesh, për të gjetur një rrugë diplomatike, raporton “Anadolu Agency”.

"I dërgova një letër ministrit të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, duke përsëritur ftesën time për të vazhduar dialogun tonë në një seri takimesh në Këshillin NATO-Rusi për të gjetur një rrugë diplomatike përpara", -tha Stoltenberg.

Stoltenberg ripohoi gatishmërinë e NATO-s për të trajtuar shqetësimet ruse dhe për të diskutuar sigurinë evropiane, por theksoi se NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet thelbësore.

Ai shpjegoi se NATO propozoi informime të ndërsjella mbi stërvitjet dhe politikat bërthamore, mënyra për rritjen e transparencës dhe reduktimit të rreziqeve në aktivitetet ushtarake, si dhe për të reduktuar hapësirën dhe kërcënimet kibernetike.

Muajin e kaluar, në përgjigjen e saj zyrtare ndaj projekt-traktateve që Rusia i dorëzoi NATO-s dhe SHBA-së dhjetorin e kaluar, aleanca hodhi poshtë kërkesat ruse për tërheqjen e trupave dhe armëve të saj nga Evropa Lindore dhe për ndalimin e integrimit transatlantik të Ukrainës.

NATO po ashtu ofroi rivendosjen e zyrave të saj përkatëse në Moskë dhe Bruksel, si dhe kërkoi nga Rusia të fillojë bisedimet për kontrollin e armëve.