Foto: VCG

Foto: VCG

"Bashkimi Evropian, së bashku me partnerët e NATO-s, është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Rusinë për mënyrat për të forcuar sigurinë e të gjithëve dhe beson se OSBE-ja është forumi i duhur për të adresuar shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve të interesuara, në përshtatje me formatet e tjera ekzistuese, duke përfshirë Këshillin NATO-Rusi”, bëhet e ditur në një letër të përgatitur nga shërbimi diplomatik evropian, në emër të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përcjellë nga “ANSA”.

Dokumenti vjen pas kërkesë së fundit për sqarim nga Rusia, e cila megjithatë kërkonte përgjigje nga shtetet individuale.