Foto:Visual People

Foto:Visual People

Dërgesat e para në Evropë të vaksinës anti-Covid “Novavax” priten nga 21 shkurti, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker gjatë një konference shtypi, raporton “Reuters”.

Administrimi i dozave do të bëhet për personat mbi 18 vjeç, ndërsa doza e dytë do të bëhet pas 21 ditësh.

Vaksina “Novavax” është mjaft e pritshme sepse, duke qenë e bazuar në një teknologji më tradicionale, mund të bindë ata që hezitojnë të vaksinohen, sidomos me vaksinat ARN të “Pfizer” dhe “Moderna”.