Foto:VCG

Foto:VCG

“USA Today” njoftoi më 7 shkurt se platforma e kërcimit me ski në parkun “Shougang” të Pekinit është ndoshta dizenjimi më i mirë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Ajo është vlerësuar gjerësisht nga shumë sportistë dhe do të jetë platforma e parë në botë që do të ruhet në mënyrë të përhershme.

Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia e lajmeve AP njoftoi të martën se ky objekt rreth 60 metra i lartë ndodhet në parkun “Shougang”, që ka qenë ndërmarrje çeliku, duke e bërë Kinën prodhuese të madhe të hekurit e çelikut. Në vitin 2008, uzina e “Shougang”-ut u mbyll dhe u shndërrua në një oazë urbane karakteristike në Pekin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Skiatori amerikan Alexander Hall tha: “Kjo platformë ka krijuar histori. Me një objekt kaq të mirë, është normale të kemi arritje të mira.” Sportisti tjetër amerikan Colby Stevenson theksoi: “Jemi me shumë fat që ka një objekt kaq të mirë. Këtu mund të bëjmë lëvizje më të bukura.”