Foto: Visual People

Foto: Visual People

“Është shumë herët të thuhet se do të ketë se afërmi një depërshkallëzim të situatës Rusi-Ukrainë. Nuk kemi siguri për qëllimet e Putinit”, -deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën spanjolle “La Vanguardia”.

Deklarata vjen pas vizitës në Moskë të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se kishte marrë garanci nga presidenti rus Vladimir Putin se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës.

Stoltenberg theksoi se ka nevojë për dialog me Rusinë në formate të ndryshme. Sipas tij, është me vend që Macron shkoi në Moskë dhe në Kiev.

Shefi i NATO-s tha se çdo sukses diplomatik kërkon bisedime konfidenciale dhe se realizimi i negociatave diplomatike në publik nuk është mënyra më e mirë për të gjetur një zgjidhje, por vetëm e bën atë më të vështirë.