Foto: VCG

Foto: VCG

Në Spanjë po shtohen paralajmërimet për thatësirë për shkak të mungesës së zgjatur të shiut në pjesën më të madhe të territorit, që shkakton frikën e dëmtimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Situata u bë më shqetësuese në fillim të vitit, me janarin 2022 si muaji i dytë me më pak reshje që nga fillimi i shekullit XX. Një muaj me një nivel reshjesh që kapi vetëm 26% të vlerës së konsideruar normale për këtë periudhë të vitit, bëri të ditur Agjencia Shtetërore e Meteorologjisë, përcjell “Ansa”.

Mungesa e shiut, e përcaktuar veçanërisht nga një situatë anticiklonike që zgjati për javë të tëra, i shtohet problemeve të thatësirës së ujit të ndjerë tashmë prej muajsh në disa zona të Spanjës. Mesatarja e rezervës kombëtare të ujit është 44.8%, sipas shifrave të fundit të publikuara nga qeveria.

Sipas agjencisë së lajmeve “Efe”, për momentin ka një konsensus në sektorët më të rrezikuar se është ende herët për të parashikuar ndonjë humbje ekonomike. Por gjithnjë e më shumë prodhues shpresojnë të bjerë shi sa më shpejt të jetë e mundur.