Foto: VCG

Foto: VCG

Franca do të heqë detyrimin për të paraqitur një tampon negativ Covid për të gjithë udhëtarët e vaksinuar nga vendet jo të BE-së, njoftoi nënsekretari për Çështjet Evropiane, Clément Beaune.

“Në dhjetor në Francë u shtua kërkesa për të paraqitur tamponin, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron. Në ditët në vijim do të njoftojmë për heqjen e këtij detyrimi për personat e vaksinuar”, -deklaroi zyrtari francez gjatë një interviste televizive.

Për momentin, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Francë nga një vend jashtë hapësirës së BE-së, përfshirë Britaninë e Madhe, duhet të paraqesin një tampon negativ molekular ose antigjenik të kryer në 48 orët e fundit.

Gjatë javës, saktësoi Beaune, do të ketë një zbutje të rregullave shëndetësore epidemiologjike për këta udhëtarë.