Foto; Xinhua

Foto; Xinhua

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou priti në një takim homologun malazez Milo Gjukanoviç, ku u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe vizioni i tyre i përbashkët për rajonin më të gjerë.

Sakellaropoulou nënvizoi angazhimin e palëkundur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të Malit të Zi, përcjell “ATSH”.

“Greqia beson se në periudha me sfida ndërkombëtare në rritje, siç është ajo që po përjetojmë tani, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është në interesat ekonomike dhe politike të Evropës, por edhe një nxitje për këto vende për të bërë reformat e nevojshme”, -deklaroi Sakellaropoulou.

Gjukanoviç falënderoi homologen greke për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Greqisë për Malin e Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre evropian.