Foto: Visual People

Foto: Visual People

“Jemi të gatshëm të paguajmë një çmim të lartë ekonomik për sigurinë e Ukrainës”, -deklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Kiev, në një konferencë për shtyp me homologun e saj Dmytro Kuleba.

“Forca jonë më e madhe është uniteti”, -shtoi Baerbock, duke paralajmëruar kundër atyre që përpiqen të përçajnë Perëndimin, përcjellin mediet evropiane.

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht deklaroi se Gjermania është gati të dërgojë 350 trupa të tjera në Lituani.