Foto: VCG

Foto: VCG

Në Dubai, më 22 shkurt, pritet të hapet Muzeu i madh i së Ardhmes, një ndër lokacionet e reja kulturore më të pritura në kryeqytetin e Emirateve dhe ndërtesa më e bukur në Tokë, siç e përcaktoi me krenari zv.presidenti i Dubait, Mohammed bin Rashid, përcjell “The National”.

Muzeu që do të hapet në qendër të Dubait është përfshirë në listën e 14 muzeve më të bukur në planet, të publikuar në korrik nga “National Geographic”, së bashku me Muzeun e Astronomisë së Shangait në Kinë, Muzeun Historik Kombëtar të Afrikës në SHBA në Uashington dhe Muzeun Guggenheim Bilbao në Spanjë.

Ndërtesa e re e artit bashkëkohor në Dubai shtrihet në 30.000 metra katrorë në një strukturë të lartë 77 metra, një hapësirë e madhe, që do të jetë gjithashtu shtëpia e një qendre kërkimore me seminare dhe klasa për artin, si dhe një qendër teknologjike për të shijuar muzeun.