foto:VCG

foto:VCG

Zgjerimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në shtrirjen e saj gjeografike, gamën e operacioneve dhe angazhimin në politikën dhe konfrontimin e blloqeve nuk ndihmon për sigurinë dhe qëndrueshmërinë globale. Kështu u shpreh të martën një zëdhënës i Misionit Kinez në BE pas komenteve të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të hënën lidhur me një deklaratë të përbashkët Kinë-Rusi që i bënte thirrje NATO-s të ndalonte pranimin e anëtarëve të rinj.

Duke iu referuar deklaratës së Stoltenberg-ut se thirrja është një përpjekje për t'u mohuar vendeve sovrane të drejtën për të bërë zgjedhjet e tyre, zëdhënësi tha që Kina beson se siguria rajonale nuk duhet të garantohet duke forcuar ose zgjeruar blloqet ushtarake.

“Ne i bëjmë thirrje NATO-s që të braktisë mendësinë e Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike, të respektojë sovranitetin, sigurinë, interesat, si dhe larminë e qytetërimeve, historisë dhe kulturës së vendeve të tjera”, u shpreh zëdhënësi.