Foto: impactro

Foto: impactro

Presidenti rumun Klaus Iohannis është ndër ata të listuar nga agjencia gjermane e lajmeve “DPA” si pasardhës të mundshëm të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, mandati i të cilit përfundon më 1 tetor.

Kandidatët e tjerë të listuar janë ish-kryeministrja britanike Theresa May, kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe ish-eurokomisionerja për Punët e Jashtme Federica Mogherini.

Aktualisht nuk ka asnjë favorit për të pasuar Stoltenberg, raporton “DPA”, cituar nga “Digi24”.

Një vendim nga 30 vendet anëtare të NATO-s pritet në samitin e Aleancës në qershor.

Stoltenberg do të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë pas përfundimit të mandatit të tij në Aleancë, njoftuan autoritetet në Oslo më 4 shkurt.