Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se është pozitiv me Covid-19, transmeton “Anadolu Agency”.

Këtë informacion Erdogan e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter”, ndërsa ka deklaruar se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan.

"Unë dhe bashkëshortja ime patëm simptoma të lehta, për çka bëmë testin e Covid-19 dhe rezultuam pozitivë. Mësuam se është varianti Omicron. Falë Zotit ndihemi mirë. Tani për tani vazhdoj të punoj nga shtëpia”, -shkroi Erdogan.