Foto: VCG

Foto: VCG

Greqia vendosi që prej së hënës personat e vaksinuar nuk do të duhet të bëjnë më një test PCR ose test të shpejtë që do të kryhet brenda 72 ose 24 orëve para mbërritjes në vend.

Turistët do të duhet të kenë në dispozicion një leje të vlefshme vaksinimi digjitale të BE-së për të hyrë në vend.

Njoftimi është bërë nga ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris, njofton “Kathimerini”.

Për udhëtarët e pavaksinuar do të kërkohet një test PCR 72 orë para udhëtimit, ose një test antigjen negativ të bërë 24 orë para mbërritjes.