Foto: Visual People

Foto: Visual People

Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias deklaroi se nga java e ardhshme Spanja do të heqë mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme.

Vendimi u mor pasi në dy javët e fundit shkalla e infektimit të Covid-19 ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në 2421 raste për 100.000 njerëz, nga pothuajse 3400 në fillim të janarit, raporton “Reuters”.

Pavarësisht rritjes së rasteve midis nëntorit dhe janarit, pas përhapjes së variantit Omikron, shtrimet në spital dhe fatalitetet ishin më të ulëta se në valët e mëparshme të pandemisë, falë pjesërisht edhe shkallës së lartë të vaksinimit në Spanjë.

Spanja raportoi 74.368 infeksione të reja të enjten, 53% më pak nga 157.447 raste të reja të dy javë më përpara.