Foto: Visual People

Foto: Visual People

Më shumë se 6.8 milionë njerëz në Etiopi do të kenë nevojë për ndihmë urgjente humanitare deri në mes të marsit 2022 për shkak të thatësirës, ishte alarmi i dhënë nga UNICEF-i.

"Ndikimi i thatësirës është shkatërrues. Fëmijët dhe familjet e tyre luftojnë për të mbijetuar për shkak të humbjes së mjeteve të jetesës dhe bagëtive, dhe më shumë se 6.8 milionë njerëz pritet të kenë nevojë për ndihmë urgjente humanitare deri në mes të marsit 2022", -tha Gianfranco Rotigliano, përfaqësues i UNICEF-it në Etiopi, citon “Ansa”.

Sipas organizatës, rreth 850,000 fëmijë pritet të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë në vitin 2022 nga një sërë shkaqesh, duke përfshirë konfliktin, thatësirën dhe recesionin ekonomik.

Sipas Rotigliano, mungesa e ujit të pastër po e rëndon më tej situatën për fëmijët dhe gratë. Nëse fëmijët detyrohen të pinë ujë të kontaminuar, rrezikohen nga sëmundje të ndryshme duke përfshirë diarrenë, e cila është shkaku kryesor i vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç.