Foto: Visual People

Foto: Visual People

Paneli i ekspertëve të vaksinave të Gjermanisë njoftoi se do të rekomandonte vaksinën anti-Covid të “Novavax” për personat e moshës mbi 18 vjeç.

Komiteti i përhershëm për vaksinimin në Institutin Robert Koch (Stiko) rekomandoi vaksinën e bazuar në proteina si vaksinë të parë. Ndërsa një përforcues duhet të jepet me një vaksinë mRNA si “Pfizer-BioNTech” ose “Moderna”, raporton “Reuters”.

“Stiko” rekomandoi gjithashtu marrjen e dozës së katërt të vaksinës anti-Covid, një injeksion të dytë përforcues të ARN-së, për personat e rrezikuar dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që të marrin.

Vendimi pason masën e Agjencisë Evropiane të Barnave për të rekomanduar dhënien e një autorizimi të kushtëzuar për vaksinën “Novavax” për moshat mbi 18 vjeç.

Dy studime zbuluan se vaksina ka një efikasitet afërsisht 90% në parandalimin e rasteve simptomatike Covid.

“Novavax” aplikoi gjithashtu për miratim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA më 31 janar.