Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se në lidhje me çështjen e emigrantëve shpreson në krijimin e një Këshilli Shengen.

“Për të parashikuar më mirë krizat dhe për të reaguar më shpejt, si evropianë, për të vlerësuar brishtësinë tonë dhe për të mbrojtur më mirë kufijtë tanë të jashtëm, shpresoj në krijimin e një Këshilli Shengen”, citon “Ansa”.

Deklarata nga Macron u bë gjatë takimin jozyrtar të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, në Tourcoing të Francës, në cilësinë e kuadër të presidencës aktuale franceze të BE-së.