Një nënvariant i llojit Omicron i Covid-19, i njohur si “BA.2”, është gjetur në pesë vende afrikane, përkatësisht në Botsvana, Kenia, Malavi, Senegal, si dhe në Republikën e Afrikës Jugore, bëri të ditur zyrtarja e OBSH-së, Nicksy Gumede-Moeletsi, citon “Reuters”.

Gjatë një konference shtypi, ajo shprehu shqetësim të madh për qarkullimin e këtij nënvarianti të Covid-19, pasi sipas të dhënave, ai është më ngjitës se të tjerët.

Edhe pse BA.1 ende përbën më shumë se 96 për qind të rasteve të sekuencës së Omicronit, BA.2 përbën më shumë se gjysmën e mostrave të sekuencës së omkronit në disa vende, bëri të ditur OBSH në një raport javor.