Tregtia midis Kinës dhe vendeve evropiane pati rritje të fuqishme në vitin 2021, duke treguar shenja energjie dhe qëndrueshmërie në bashkëpunimin e tyre ekonomik, pavarësisht nga një rimëkëmbje e dobët globale e penguar nga pandemia.

Të dhënat zyrtare treguan se tregtia e Kinës me Bashkimin Evropian në vitin 2021 arriti në 828.1 miliardë dollarë, 27.5% më shumë se një vit më parë. Kina mbeti partneri më i madh tregtar i BE-së, ndërsa Unioni ishte partneri i dytë tregtar i Kinës, citon “Xinhua”.

Parashikimet tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe Gjermanisë ka të ngjarë të arrijë një rekord të ri, duke konfirmuar vendin aziatik si partnerin më të madh tregtar të Gjermanisë për të gjashtin vit radhazi, tha Juergen Friedrich, president i “Germany Trade. & Invest”, në një intervistë për “Xinhua”.

Vështirësitë e lidhura me ofertën dhe vala e variantit Omicron kanë ngadalësuar rimëkëmbjen ekonomike, sipas një “Lihtenstein VP Bank Group”.

Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë, një shtyllë e rëndësishme e nismës “Një brez, një rrugë”, ka ndihmuar në stabilizimin e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe ka ofruar një mjet shpëtimi për shpërndarjen e materialeve kundër epidemisë.

Në fund të tetorit, trenat e mallrave Kinë-Evropë, duke udhëtuar në 73 linja, arritën në 175 qytete në 23 vende evropiane me mbi 50.000 lloje mallrash. Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit 22% nga viti në vit në 15.000 në 2021, sipas “China State Railway Group Co., Ltd”.

Sipas ekspertëve, Kina mbetet një nga tregjet më të rëndësishme në botë për sa i përket rritjes, dhe është një partner i rëndësishëm në tejkalimin e sfidave globale si pandemia Covid-19 dhe ndryshimet klimaterike.