foto nga VCG

foto nga VCG

Për herë të parë në historinë olimpike, dy robotë kryen një stafetë nënujore të pishtarit të mërkurën pasdite në Pekin.

Stafeta e pishtarit për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 filloi të mërkurën, vetëm dy ditë përpara hapjes zyrtare të Lojërave. Rreth 1 200 pjesëmarrës do të mbajnë flakën në tre zonat e konkurrimit nga e mërkura deri të premten.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në Parkun Olimpik Dimëror të Pekinit pishtarmbajtësi nr. 254, An Guoyu, ia dorëzoi flakën një roboti amfib në formën e një guri kërlingu, i cili më pas u zhvendos në një vrimë në lumin e ngrirë Yongding, zbriti në ujë, "notoi" te një robot tjetër zhytës dhe ia kaloi flakën.

Roboti i dytë më pas e ngriti flakën nga uji dhe ia kaloi pishtarmbajtësit të 255-të, An Yixiang, duke shënuar një operacion të suksesshëm.