Vaksina e kompanisë “Moderna” për Covid-19 mori të hënën miratimin e plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA.

Vaksina është miratuar për përdorim te personat e moshës 18 vjeç e lart.

Në një deklaratë të agjencisë thuhet se kjo vaksinë plotëson standardet rigoroze të FDA-së për sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë e prodhimit të kërkuara për miratim, citon “Xinhua”.

“Ndërsa miliona njerëz kanë marrë tashmë vaksinat për Covid-19 në mënyrë të sigurt, ne e kuptojmë se për disa, miratimi i FDA-së mund të ushqejë besim shtesë për t'u vaksinuar”, -tha komisionerja e FDA-së, Janet Woodcock.

Vaksina e “Moderna”-s për Covid-19 është e dyta në Shtetet e Bashkuara që merr miratimin e plotë nga FDA, pas asaj të “Pfizer” që u miratua në gusht 2021.