Breshka Jonathan ka jetuar në një nga ishujt më të largët në botë për 140 vjet, konsiderohet kafsha më e vjetër e tokës në botë, shkruan “The Washington Post”. Jonathan mbush 190 vjet këtë vit.

"Për të qenë i sinqertë, dyshoj se ai është më i vjetër, por nuk mund ta dimë kurrë", -tha Joe Hollins, veterineri që kujdeset për Jonathan në ishullin e Shën Helena, një territor i vogël vullkanik britanik më shumë se një mijë milje larg brigjeve të Afrikës.

Jonathan vlerësohet të ketë lindur në vitin 1832, sipas një letre që përmend se ai mbërriti plotësisht i rritur në Shën Helena në vitin 1882 nga ishujt Seychelles në Oqeanin Indian. "Rritur plotësisht" në kontekstin e breshkave nënkuptonte të paktën 50 vjet, tha Hollins.

Një foto e bërë midis viteve 1882 dhe 1886 tregon Jonathan-in duke u endur në “Plantation House”, në rezidencën e guvernatorit të Shën Helenës, të cilit i ishte bërë dhuratë.