Panairi i 51-të Ndërkombëtar i ëmbëlsirave dhe Biskotave (ISM), i cili konsiderohet si panairi më i madh në botë në këtë sektor, është hapur në qytetin e Këlnit të Gjermanisë, njofton “Anadolu Agency”.

Kompani nga një sërë vendesh, përfshirë Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Spanjën dhe Turqinë, po ekspozojnë prodhimet e tyre në Qendrën e Panairit në Këln.

Kryetari i Bordit të Shoqatës së eksportuesve të drithërave, bishtajoreve, farave vajore dhe produkteve të tjera të Stambollit (IHBIR), Haluk Okutur tha se ata gjithashtu prezantuan produkte turke me cilësi të lartë si ëmbëlsirat dhe çokollatat në botë.

"Ky panair është i pazëvendësueshëm për Turqinë. Kompanitë turke me produktet, markat, shërbimet dhe cilësinë e tyre i japin vlerë këtij panairi", -tha Okutur.

Panairi në Këln do të jetë i hapur deri më 2 shkurt.