Logo olimpike në Pekin(Foto:VCG)

Logo olimpike në Pekin(Foto:VCG)

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Portugali hodhi poshtë të shtunën një raport të fundit nga “CNN Portugal”, sipas të cilit Portugalia do t'i bashkohet "bojkotit diplomatik" të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

“CNN Portugal” publikoi një raport televiziv me titull "Portugalia i bashkohet bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit", tha zëdhënësi, duke e quajtur titullin një "shtrembërim të qëllimshëm të fakteve" e "mashtrues" dhe duke shprehur pakënaqësi të fortë për raportin.

Gati 3 000 sportistë nga rreth 90 vende dhe rajone, duke përfshirë Portugalinë, do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, tha zëdhënësi, duke shtuar që Portugalia do të dërgojë delegacionin e vet më të madh në një olimpiadë dimërore deri tani, gjë që tregon se ky vend i kushton rëndësi të madhe kësaj veprimtarie.

Portugalia mbështet “Pekin 2022” dhe nuk ka bërë kurrë ndonjë koment për "bojkotimin" e Lojërave, tha zëdhënësi, i cili u kërkoi mediave përkatëse të heqin dorë nga paragjykimet ideologjike dhe të ndalojnë fabrikimin e lajmeve të rreme.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të hapen më 4 shkurt.(Artan)