Sipas qeverisë së Perusë, një derdhje e naftës në brigjet e vendit në fillim të muajit ishte dy herë më e madhe nga sa ishte raportuar më parë, njofton “BBC”.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Ministri i Mjedisit, Ruben Ramirez deklaroi se pothuajse 12.000 fuçi nafte u derdhën në det më 15 janar.

Zyrtarët e përshkruan derdhjen si një "katastrofë ekologjike" që duhet fajësuar për vdekjen e peshqve dhe shpendëve.

Ngjarja ndodhi kur cisterna në rafinerinë “La Pampilla” u godit nga valët e lidhura me një shpërthim vullkanik në Tonga.

Vendi, rreth 30 km (19 milje) në veri të Limës, është në pronësi të kompanisë spanjolle të naftës “Repsol”.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Peruja ka kërkuar kompensim dhe prokurorët kanë hapur një hetim për rolin e “Repsol” në incident.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “AFP”, “Repsol” bëri të ditur se do të bashkëpunonte plotësisht për çdo hetim dhe se tashmë po ndihmonte në fazat paraprake.

"Shqetësimi ynë kryesor është pastrimi i mjedisit. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të pastruar sa më shpejt të jetë e mundur", -shtoi kompania.

“Repsol” njoftoi se kishte llogaritur se nafta e derdhur ishte ekuivalente me 10.396 fuçi, pas një vlerësimi të rishikuar të qeverisë që e vendosi numrin në 11.900, nga 6000 të raportuara më parë.

Në një përditësim të fundit, Ministria e Mjedisit njoftoi se një e treta e naftës së derdhur është nxjerrë nga oqeani dhe në 20 plazhe.