[Foto: VCG]

[Foto: VCG]


Presidenti Ebrahim Raisi deklaroi se Irani ka dëshmuar vullnetin dhe vendosmërinë e tij për të arritur një marrëveshje në përpjekjet diplomatike në Vjenë për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njofton “Xinhua”.

Gjatë një bisede telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, Raisi tha se çdo përpjekje nga pala tjetër për këtë qëllim kërkon të përfshijë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit në një mënyrë të verifikueshme, si dhe një garanci të vlefshme që asnjë palë tjetër nuk do të jetë në gjendje të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në të ardhmen, siç bënë Shtetet e Bashkuara pa pasur nevojë të mbajnë pasojat, thuhet në faqen zyrtare të Presidencës iraniane.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se fushata e presionit maksimal të ish-administratës, e nisur kundër Iranit, nga ish-presidenti Donald Trump, ka dështuar.

E njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, marrëveshja u nënshkrua në vitin 2015 midis Iranit dhe P5+1 (përkatësisht pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit - Kina, Franca, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, plus Gjermania), së bashku me Bashkimin Evropian.

Që nga prilli 2021, janë mbajtur disa raunde bisedimesh midis Iranit dhe palëve, për të ringjallur marrëveshjen.