Ditët e fundit ka qarkulluar në internet një hartëepidemike në ngjyra të kuqe ose vjollcë në shumicën e krahinave të ShBA-së. Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në ShBA i ka kaluar 70 milionë vetat, kurse numri i vdekjeve nga COVID-19 është mbi 870 mijë. Në të dy këta dy tregues Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë në botë. Megjithëkëtë, pa marrë parasysh politikën e dështuar antiepidemike, disa politikanë amerikanëvazhdojnë të shpifin lidhur me Kinën. Sipas njoftimeve, për arsye të masave të rrepta antiepidemike të Kinës, Departamenti i Shtetit i ShBA-së po shqyrton mundësinë e tërheqjes së diplomatëve amerikanë dhe të afërmve të tyre nga Kina. Në prag të hapjes së Olimpiadës Dimërore tëPekinit, veprimi i palës amerikane synon dukshëm të përbaltë politikën antiepidemike të Kinës.

Në fakt, në fushën e kontrollit të pandemisë, sot Kina është vendi më i sigurt në botë. Masat e kontrollit të pandemisë të Kinës mund të garantojnë sigurinë e sportistëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në Olimpiadën Dimërore të Pekinit. Shkrimtari amerikan Jacob Bacharach u shpreh në median sociale: "Përpjekja e bashkërenduar për diskreditimin dhe përqeshjen e vendit më të sukseshëm për kontrollin e COVID-19 në botë nga vendi më i dështuar në botë është e jashtëzakonshme dhe e pamend." (Fani/Artan)