foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas njoftimit të së martës të agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, studiuesit në spitalin pranë Universitetit Akershus të Norvegjisë zbuluan se antitrupat e virusit të COVID-19 mund të gjurmohen deri në dhjetor 2019, një muaj më përpara se koha e rastit të parë të konfirmuar të publikuar në Evropë.

Njoftohet se studiuesit e këtij universiteti zbuluan ditët e fundit antitrupat e COVID-19 në mostrat e gjakut të rezervuar në mënyrë anonime. Këto mostra u morën nga gratë në tre muajt e parë të shtatzënisë. Si një hallkë e shërbimit të kujdesit për gratë shtatzëna, këto mostra gjaku u rezervuan për të kontrolluar sëmundjet e mundshme ngjitëse. Në 98 prej 6520 mostrave u testuan antitrupat e virusit.
Drejtuesi i projektit vuri në dukje se ky zbulim është “i habitshëm” dhe ndoshta do të ndryshojë historinë e përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Norvegji e madje në mbarë botën. Koronavirusi i ri u përhap gjerësisht në shumë rajone të botës më herët se parashikimi, tha ai, duke shtuar se shumë pak vende ruajnë mostra të mjaftueshme gjaku, prandaj është e vështirë të bëhen studimet e gjurmimit. (Wang Lei/ Artan)