lavrov, ansa

lavrov, ansa

Përgjigjet e dhëna nga SHBA dhe NATO nuk përmbajnë asnjë reagim pozitiv për çështjen kryesore, që është papranueshmëria e një zgjerimi të mëtejshëm të NATO-s në Lindje, vendosja e armëve sulmuese që mund të kërcënojnë territorin e Federatës Ruse, deklaroi ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, cituar nga “Ria Novosti”.

Përgjigjet e SHBA-së ndaj kërkesave të Rusisë për garanci sigurie bëjnë të mundur që të parashikohet një dialog serioz, por për çështje dytësore, tha kryediplomati rus i cituar nga agjencia “Tass”.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën e homologut turk Rexhep Tajip Erdogan për të shkuar në Turqi, për të gjetur ndërmjetësim për Ukrainën, njoftoi “Anadolu Agency”, duke cituar Kremlinin pa specifikuar datën e vizitës.