Ditët e fundit, Instituti për Çështjet Ndërkombëtare dhe Publike “Watson” i Universitetit Brown të ShBA-së publikoi një raport, ku vihet në dukje se Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) amerikane ka krijuar "burgje të zeza" në shumë rajone të botës, ku shumë të burgosur kanë pësuar tortura dhe keqtrajtime pa gjyq.

Sipas raportit, qysh nga 11 janari i vitit 2002, në burgun e Guantanamos janë burgosur afro 800 të dyshuar për terrorizëm të arrestuar në Afganistan. Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë e Irakut, deri në shtatorin e vitit 2021, CIA ka burgosur mbi 50 mijë persona në Irak, afro gjysma e të cilëve janë dënuar me vdekje.

Këto "burgje të zeza" amerikane në rajonet e ndryshme të botës dëshmojnë shkeljen e të drejtave të njeriut nga ShBA-ja.