Kohët e fundit, varianti shumë i transmetueshëm i virusit “Omicron” po përhapet në ShBA.

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, në festën e Krishtlindjeve, kompanitë e ndryshme ajrore amerikane kanë anuluar gjithsej afro 1000 fluturime, duke penguar udhëtimin e dhjetëra mijë vetave.

Linjat ajrore amerikane kanë pasur mungesë stafi për shkak të shtimit të infektimeve nga COVID-19. Sipas të dhënave statistikore të uebsajtit "FlightAware", në Krishtlindje u anuluan 957 fluturime ajrore dhe u vonuan afro 2000 të tjera. Më 24 dhjetor, u anuluan 690 fluturime.

Sipas “Reuters”-it, infektimet nga varianti “Omicron” përbëjnë afro 3/4 e rasteve të reja të COVID-19 në ShBA. Javën e kaluar çdo ditë në ShBA pati mesatarisht afro 180 mijë të infektuar të rinj.(Xu Guang)