anulohen festimet e fundivitit, cnn

anulohen festimet e fundivitit, cnn

Një tjetër rritje e rasteve me COVID-19 dhe përhapja e shpejtë e variantit të ri Omicronit, ka shuar shpresat për festime madhore për Vitin e Ri.

Në shumë qytete evropiane janë raportuar anulime apo kufizimeve të planeve festive, raporton “CNN”.

Gjermania do të vendosë kufizimet e rrepta të kontaktit për të frenuar përhapjen e virusit duke filluar nga 28 dhjetori dhe do të ndalojë tubimet e natës së Vitit të Ri. maksimumi 10 persona do të lejohet të takohen në grup, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo të shëruar.

Eventi i planifikuar për natën e Vitit të Ri në sheshin “Trafalgar” në Londër është anuluar. Sipas kryebashkiakut Sadiq Khan, një program festiv do të transmetohet në mesnatë në “BBC”.

Po ashtu edhe Parisi ka anuluar shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve mbi “Avenue Champs-Elysees”. Nuk bën përjashtim as Rio de Janeiro.

Shumë qytete në Itali kanë vendosur të anulojnë festimet për shkak të shqetësimeve prej situatës pandemike.

Sipas “VisitDubai.com”, mjetet piroteknike në Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, janë ende të planifikuara. Emirati po kërkon që vizitorët që duan të jenë në festë të regjistrohen duke përdorur aplikacionin “U by Emaar” për të marrë kode individuale QR që do të lejojnë qasjen.

Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, po ecën përpara me planet, por sipas autoriteteve pjesëmarrja do të jetë me bileta që do të prenotohen ne internet. (Irma)