Televizioni amerikan CNN njoftoi që, për shkak të përhapjes së variantit të virusit "Omicron" në ShBA, mjekët dhe infermierët e lodhur nga puna tepër e ngarkuar janë detyruar që të mjekojnë pacientët e infektuar.

Shefi i departamentit të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes në Qendrën Mjekësore Rajonale "Christus St. Vincent" në Santa-Fe të shtetit Nju-Meksiko, Scotty Silva, u shpreh: “Si nga gjendja fizike, edhe mendore, është e pamundur që punonjësit mjekësorë të punojnë kështu për gjithë vitin. Edhe terapistët më të dalluar disa herë mund të jenë në gjendje rraskapitjeje”

Haleigh Seizys është infermiere në repartin e terapisë intensive në një qendër mjekësore në Nebraska. Ajo u shpreh që punonjësit atje janë shqetësuar se “çfarë mund të ndodhë pas festave”. Ajo i nxit njerëzit të bëjnë vaksina për të mbrojtur veten dhe të tjerët, dhe e pranoi që është lodhur shumë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore dhe Njerëzore i ShBA-së, më 23 dhjetor mbi 70 mijë qytetarë amerikanë janë shtruar në spital. Shifra ishte afro 45 mijë në fillim të nëntorit. Javën e kaluar, mesatarja ditore e vdekjeve nga COVID-19 arriti në 1303, 14 % më shumë se një muaj më parë.