foto nga VCG

foto nga VCG

Siç njofton CNN-i, numri i infeksioneve të reja dhe i shtrimeve në spital nga COVID-19 në ShBA është rritur përsëri, duke shkaktuar një raund të ri anulimesh dhe ndëprerje të aktiviteteve shoqërore.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, çdo ditë mesatarisht 118 717 raste të reja të COVID-19 diagnostikohen në ShBA, me një rritje prej 40 % nga një muaj më parë. Disa universitete po i zhvillojnë kurset dhe provimet në internet, shumë shfaqje në “Broadway” janë anuluar dhe ligat e sporteve profesionale i kanë shtyrë ndeshjet.

Të dhënat tregojnë se ka mesatarisht 1326 vdekje nga COVID-19 çdo ditë në ShBA, me një rritje 12% krahasuar me një muaj më parë. (Fang Xiaoyu/Artan)