Të mërkurën u krijua qendra e gazetarëve e CMG-së në Managua, kryeqyteti i Nikaraguas. Kjo është qendra e 190-të e CMG-së jashtë Kinës.

Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesit nga CMG-ja dhe Komisioni i Komunikimit dhe i Çështjeve Çivile i Nikaraguas nënshkruan zyrtarisht Memorandumin e Bashkëpunimit dhe të Shkëmbimeve, që është marrëveshja e parë në fushën e mediave pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Nikaraguas.

Afër 100 përfaqësues të qarqeve të ndryshme, si Laureano Ortega, këshilltari i Presidentit të Nikaraguas, dhe Idanha Castillo, drejtore e Arkivit Kombëtar të Filmit dhe Televizionit të Nikaraguas, si edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, kreu i selisë së CMG-së në Amerikën Latine etj., morën pjesë në ceremoninë e hapjes.

Laureano Ortega tha në fjalimin e tij se para disa ditëve, Nikaragua dhe Kina nënshkruan deklaratën e përbashkët të njohjes së ndërsjellë dhe të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh. Pastaj, qeveritë e të dy vendeve kanë bashkëpunuar ngushtë për të nxitur procesin e shpejtë të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Hapja e qendrës së gazetarëve të CMG-së në Managua shënon realizimin e bashkëpunimit konkret në fushën mediatike.

Përfaqësuesi i CMG-së tha se bashkëpunimi e shkëmbimet mediatike midis Kinës e Nikaraguas janë një mënyrë e rëndësishme që popujt e të dy vendeve të ndajnë reciprokisht informacione objektive e të sakta, të nxitin besimin e ndërsjellë dhe të forcojnë zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dypalëshe. (Çang Çuo)