Instituti i Shkencave Politike i Shkollës “Kennedy” të Universitetit të Harvardit publikoi ditët e fundit rezultatet e një sondazhi, që tregon se 52 % e të rinjve amerikanë besojnë se demokracia amerikane ka “probleme të mëdha" dhe se ShBA-ja është një vend me "demokraci të dështuar". Kjo është një ironi e madhe për administratën e presidentit Biden, e cila organizoi të ashtuquajturin "Samit për Demokracinë".

Rënkimet e George Floyd-it që u mbyt nga gjuri që i vuri në fyt një polic i bardhë, vdekjet e indianëve të Amerikës, incidentet e të shtënave me armë janë situata aktuale e "demokracisë amerikane". Nga ana tjetër, nën flamurin e "demokracisë" dhe "të të drejtave të njeriut" ShBA-ja ka dërguar ushtarë në Irak, Siri, Afganistan etj., duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe duke sjellë katastrofë të rëndë për këto vende.

Revista "The National Interest" botoi një artikull, ku thuhet se ShBA-ja duhet të përballet me keqësimin e situatës së demokracisë dhe se standardet e demokracisë duhet të zbatohen për të gjithë. Përballë problemeve të demokracisë, ShBA-ja nuk është "fanar i demokracisë" apo "gjyqtare e demokracisë". (Çang Çuo)