Foto: New York Times

Foto: New York Times

Sipas njoftimit të 13 dhjetorit të “New York Times”, ndër 800 mijë të vdekur prej COVID-19 në ShBA, afro 600 mijë janë mbi 65 vjeç. Po të llogaritet me përpjesëtimin e popullsisë, një ndër 100 të moshuar amerikanë ka vdekur për shkak të koronavirusit të tipit të ri. Ndërsa, të intervistuarit e moshuar u shprehën se kanë ndier gjithmonë izolimin dhe frikën e shkaktuar nga COVID-19.

Të dhënat nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së, në dy muajt e kaluar spitalet e krahinave qendrore, perëndimore, jugperëndimore dhe Anglinë e Re, kanë pritur flukse pacientësh të moshuar, dhe njëkohësisht përqindja e të moshuarve në numrin e përgjithshëm të viktimave prej COVID-19 është rritur. Ndërsa, ndër mbi 1200 viktima ditore në ShBA, shumica prej tyre janë mbi 65 vjeçë.