ABC News

Foto:ABC News

Sipas një sondazhi të publikuar të hënën nga televizioni amerikan ABC dhe kompania botërore e hulumtimeve “Ipsos”, për shkak të ndodhjes së shpeshtë të grabitjeve në disa shtete, përkrahja publike ndaj presidentit Joe Biden mbi çështjen e trajtimit të krimit ka rënë ndjeshëm.

Rezultatet e sondazhit zbulojnë se vetëm 36 % e amerikanëve të intervistuar e përkrahin mënyrën e trajtimit të kriminalitetit nga presidenti, shtatë pikë përqindjeje më e ulët se niveli i tetorit.

Në disa javët e fundit ka pasur raste më të shpeshta grabitjeje në shtetin e Kalifornisë, në Çikago dhe në disa zona të tjera të ShBA-së. Policia e Los Anxhelesit u kujtoi banorëve se po rritet rrëmbimi në zonat më të pasura. Ndërkohë, sivjet numri i vrasjeve u shtua 30 % në krahasim me vitin e kaluar.

Sondazhi tregon njëkohësisht se 2/3 e amerikanëve të intervistuar janë kundër mënyrës së trajtimit nga Joe Biden-i të inflacionit dhe 57% nuk miratojnë masat e presidentit për gjallërimin e ekonomisë.