Sipas njoftimeve të uebsajtit amerikan "the Ascent", 17 milionë punëtorë kanë pësuar ndikimet negative të pandemisë së COVID-19.

Siç njoftohet, papunësia në ShBA arriti rekord historik në prill të vitit 2020. Instituti i Politikës Ekonomike i ShBA-së bëri një raport në tetor të vitit 2020, ku thuhet se afro 17 milionë punëtorë amerikanë pësuan ndikimet negative të pandemisë së COVID-19, 7.4 milionë veta janë regjistruar si të papunë, ndërsa 2.9 milionë ndodhen në gjendjen e papunësisë, megjithëse nuk janë regjistruar si të tillë. Sipas raportit, afro 2.1 milionë veta patën ulje të rrogës dhe pakësim të kohës së punës.

Sipas raportit, ekonomisë amerikane i nevojiten disa vjet për ta marrë veten nga goditjet e pandemisë së COVID-19.(Xu Guang)