Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Një fermë ere e ndërtuar nga një kompani kineze në Kroaci u inaugurua zyrtarisht të martën.

Ferma, e ndërtuar nga “Norinco International” e Kinës, me një kapacitet total të instaluar prej 156 MW në një sipërfaqe prej 42.8 km katrorë, pritet të prodhojë rreth 530 milionë kilovat-orë (kWh) energji elektrike të gjelbër çdo vit dhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit në vend me rreth 460.000 tonë në vit, raporton “Xinhua”.

Ferma në Senj, një qytet në bregdetin e Adriatikut në Kroacinë perëndimore, është kyç për sektorin e energjisë së pastër dhe të rinovueshme në qytet dhe në Kroaci në përgjithësi, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në ceremoninë e nisjes.

“Norinco” është bërë një nga investitorët më të mëdhenj në ekonominë e gjelbër të Kroacisë dhe nëpërmjet këtij investimi vendi do të jetë në gjendje të rrisë sasinë e energjisë së rinovueshme që prodhon, tha Plenkoviç.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Kryeministri përshëndeti gjithashtu marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe vëllimin në rritje të tregtisë dypalëshe këtë vit, i cili pritet të kalojë 1.4 miliardë dollarët e regjistruar vitin e kaluar. Ai tha gjithashtu se vlerëson dorëzimin e pajisjeve mjekësore nga Kina në Kroaci gjatë pandemisë Covid 19.

Duke iu drejtuar ceremonisë, ambasadori kinez Qi Qianjin tha se projekti shënon një moment historik në bashkëpunimin e gjelbër Kinë-Kroaci dhe Kinë-Evropë dhe luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e prodhimit dhe konsumit të energjisë së pastër në vend.

Partneriteti gjithëpërfshirës i bashkëpunimit kino-kroat ka forcuar më tej besimin e ndërsjellë, vuri në dukje Qi, duke shtuar se të dy vendet do të festojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm. (Elona)