Foto: Një grafik që tregon parashikimet më të fundit ekonomike nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. /OECD

Foto: Një grafik që tregon parashikimet më të fundit ekonomike nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. /OECD

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi të mërkurën parashikimet e fundit ekonomike të saj, sipas të cilave produkti i brendshëm bruto (PBB) global pritet të rritet me 5.6 për qind këtë vit, ndërsa PBB-ja e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, Kinës, do të arrijë në 8.1 për qind. Që të dyja shifrat janë pak më të vogla se parashikimet e mëparshme nga OECD.

Parashikimi për rritjen ekonomike globale ishte 0.1 për qind më i ulët nga ai i shtatorit, në sfondin e kërcënimeve prej variantit të koronavirusit “Omicron” dhe inflacionit.

"... Shpejtësia e vaksinimit dhe efektiviteti i vaksinave ekzistuese do të jenë të pamjaftueshme për të ndaluar transmetimin e varianteve shqetësuese të COVID-19, duke çuar në nevojën për vaksina të reja a të modifikuara ose fushata të përsëritura për të siguruar doza përforcuese," thuhen në raportin e OECD-së.

OECD-ja vë në dukje që rritja e inflacionit "mund të vazhdojë të befasojë", duke shtuar se "inflacioni i përgjithshëm i çmimeve të konsumit parashikohet të arrijë kulmin në shumicën e ekonomive të përparuara dhe të tregjeve në zhvillim në tremujorin e parë të 2022, përpara se të zbutet gradualisht".

Organizata me bazë në Paris beson se ekonomia globale do të rritet me 4.5 për qind në vitin 2022, po aq sa ishte parashikimi i mëparshëm, dhe bëri një parashikim për herë të parë të rritjes globale për vitin 2023 prej 3.2 %.