Britani,piktura murale në kuadër të COP26-s/ VCG

Britani,piktura murale në kuadër të COP26-s/ VCG

Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin e Klimës përfundoi të shtunën në Gllasgou, pas një shtyrjeje njëditore, me arritjen nga pjesëmarrësit të një pakti të ri global mbi ndryshimin e klimës.

Afro 200 vende pjesëmarrëse miratuan Paktin e Klimës të Gllasgout në fund të sesionit të 26-të të Konferencës të Palëve (COP26) të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin e Klimës.

Marrëveshja u arrit më në fund mbi nenin e 6-të të Marrëveshjes së Parisit, që ka të bëjë me mekanizmat e tregut të karbonit, duke sheshuar rrugën për zbatimin efektiv të Marrëveshjes së Parsit mbi pakësimin e shkarkimit në bazë të tregut.

Pjesëmarrësit ranë dakord gjithashtu për pakësimin e përdorimit të qymyrit, burimit kryesor të shkarkimit të dioksidit të karbonit gjatë procesit të prodhimit të energjisë elektrike. Kjo është hera e parë që lënda djegëse fosile përmendet në një marrëveshje COP.

Gjatë COP26-s, mbi 100 vende bënë premtime për përfundimin e shpyllëzimit deri në vitin 2030.

COP26-a është konferenca e parë pas periudhës pesëvjeçare të shqyrtimit të Marrëveshjes së Parisit, që u nënshkrua në vitin 2015. (Wang Lei/ Artan)