Antonio Guterres, apnews

Antonio Guterres, apnews

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se një objektiv kyç për temperaturën në bisedimet për klimën është mbështetja e jetës, por ai ende shpreson se qeveritë botërore do të shtojnë premtimet e tyre për të ulur emetimet e gazeve serrë.

Në një intervistë ekskluzive me “Associated Press”, Guterres tha se negociatat për klimën me shumë mundësi nuk do të japin premtimet për reduktimin e karbonit, të nevojshme për planetin nga ngrohja përtej pragut 1.5 gradë celsius.

Megjithatë, shefi i OKB-së theksoi se tani më shumë se kurrë është momenti për të menduar se cili do të jetë hapi i parë që do të ndërmarrin vendet, pasi nëse ai do të jetë i gabuar nuk do të jepet mundësia për të pasur të tjerë më pas. (Irma)