variant i ri Covid France, le telegramme

variant i ri Covid France, le telegramme

Ndërkohë që Franca është në prag të valës së pestë të pandemisë, në zonën e Bretagna-s është zbuluar një variant i ri. Sipas “Le Télégramme”, në fakt, varianti i ri është zbuluar një muaj më parë në qytetin Bannalec, në Finistère.

Njëzet e katër persona, 18 fëmijë dhe gjashtë të rritur në kontakt me ta, janë prekur nga ky mutacion i ri që nuk ngjan me asnjë tjetër.

Një variant aq i largët nga ato në qarkullim (Alpha, Beta, Delta) saqë u desh shumë kohë për ta identifikuar.

"Kjo vonesë ishte një gabim", -u shpreh një zyrtar i Kujdesit Shëndetësor.

Virusi u evidentua në një shkollë fillore. Si masë paraprake, janë mbyllur disa klasa. (Irma)