Evropa është bërë sërish epiqendra e pandemisë, duke bërë që disa qeveri të konsiderojnë rivendosjen e bllokimeve në prag të festave të fundvitit dhe nxitur debatin nëse vetëm vaksinat janë të mjaftueshme për të zbutur Covid-19.

Evropa përbën më shumë se gjysmën e infeksioneve mesatare 7-ditore globalisht dhe rreth gjysmën e vdekjeve të fundit, raporton “Reuters”. Këto janë nivelet më të larta që nga nisja e pandemisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendosi Evropën në krye të listës së vendeve për përqindjen më të lartë të rasteve të reja dhe vdekjeve për shkak të Covid-19.

Sipas OBSH-së, numri i rasteve të reja në Evropë u rrit me 7% javën e kaluar ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 10%.

Afrika ishte i vetmi rajon tjetër që raportoi një rritje të rasteve të reja pozitive. Ishte java e gjashtë radhazi që virusi u rrit në të gjithë kontinentin. (Irma)