Qeveria e Belgjikës ka marrë vendimin që duke filluar nga viti 2022 të aplikojë dozën përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit për të gjithë grupmoshat.

Përmes një deklarate, autoritetet belge njoftuan se vendi duhet të përgatitet që doza shtesë të aplikohet për të gjithë në vitin 2022. “Virusi nuk ka përfunduar dhe është ende transmetues. Vaksinat na sigurojnë mbrojtje kundër virusit. Dy doza nuk janë të mjaftueshme. Për këtë arsye është e rëndësishme të japim dozën e tretë", tha Wouter Beke, ministër i Mirëqenies, Shëndetësisë dhe Familjes, raporton “Anadolu Agency”.

Aktualisht në Belgjikë po aplikohen dozat e treta për personat mbi 65-vjeç, për ata që kanë sëmundje që dobësojnë sistemin imunitar, si dhe për punonjësit e shëndetësisë. (Irma)