Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova(Foto:VCG)

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova(Foto:VCG)

Sipas medies ruse, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova u shpreh se vendet perëndimore shpresojnë që nëpërmjet organizimit të Samitit për Demokraci të tregojnë se ato kanë një "agjendë të përbashkët", që, sipas saj, nuk mund të realizohet thjesht duke bërë teori, por me një plan veprimi konkret.

Në gushtin e sivjetshëm, Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Joe Biden do të takohet online nga 9 deri më 10 dhjetor me liderë të vendeve "demokratike" për të diskutuar tema si lufta ndaj autoritarizmit e korrupsionit, si edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Në një program televiziv të 7 nëntorit, Maria Zakharova vuri në dukje se Samiti për Demokraci është një tjetër iluzion që mundohet të tregojë se Perëndimi ka një agjendë të përbashkët konstruktive. “Por një agjendë e përbashkët duhet të përfshijë veprime praktike e jo thjesht spekulime teorike që mund të përfundojnë në një skandal tjetër," tha Zakharova. Sipas saj, përballë kontradiktave të shumta të brendshme, përpjekjet e ShBA-së për rolin e udhëheqëses së botës nuk do të kenë rezultat.